Deri në fund të tetorit, duket se moti ka parashikuar surpriza. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ngjashme me ato të stinës së pranverës. Meterologia Lajda Porja e ‘MeteoAlb’ për ‘Abc News’ ka parashikuar se javën tjetër temperturat do të bien me 1-2 gradë celsius. Megjithatë vlerat maksimale në vendin tonë do të qëndrojnë në 25-26 gradë celsius. Vendet fqinje janë prekur nga stuhi të vogla, ndërsa Shqipëria do të mbetet e paprekur deri në fund të tetorit. Porja ka shtuar se ditët e fundit të tetorit kanë rezervuar reshje në gjithë territorin e Shqipërisë. /revistawho.com