Ngjyrat e vjeshtës duket se kanë qenë të preferuarat e personazheve të njohur shqiptarë. Herë duke shijuar gjethet e vjeshtës, herë diellin rrezatues, herë detin blu, Xhensila Myrtezaj, Rudina Dembacaj, Iva Tiço, Orinda Huta, Bieta Sulo, Venera Lumani, Ori Nebijaj i kanë zilepsur të gjithë me destinacionet që kanë vizituar dhe fotot më të bukura të sezonin të vjeshtës.
Xhensila ka ndarë disa foto në natyrë, ku mbizotrojnë gjethet e kafta dhe veshja po njësoj, duke mos e fshehur dashurinë që ka për këtë stinë.
Rudina ka publikuar disa momente në natyrë me kafshët, ku sërisht e kafta ka mbizotëruar.
Iva ka ndarë disa momente nga rutina e saj, ku në sy kanë rënë jo vetëm ngjyrat e vjeshtës, por dhe kombinimet elegante të saj.
Orinda ka pozuar me gjethet e rëna, pallton kafe dhe kapelen në po të njëjtën ngjyrë, duke sjellë një nga kartolinat më të bukura të vjeshtës.
Bieta ka shijuar ende blunë edhe në ditët e vjeshtës. Moderatorja ka “rrëmbyer” disa ditë vere në vjeshtë, duke na pasqyruar një sezon tejet të ngrohtë.
Venera gjithashtu ka pozuar pranë detit, ku përveç blusë që të vret sytë, bie në sy dhe eleganca në shijet e këngëtares.
Ori ka zgedhur të shijojë gjelbërimin e gjethet e rëna në natyrë, përmes udhëtimeve e shtigjeve të ndryshme që ka vizituar me diellin kudo.
Këto duhet të jenë disa nga panoramat më të bukura pasqyruese të vjeshtës shqiptare, e sjellë nga të gjithë personazhet që me udhëtimet dhe rrugëtimet e ndryshme kanë zbukuruar edhe “Instagram-in” për hir të së vërtetës./revistawho.com