Një tjetër kartolinë dëbore ka zbukuruar instagramin sot: Vjollca Braho, numri dy i Këshillit Bashkiak në Tiranë. Zonja e njohur e politikës dhe Kryeinspektorja e Shqipërisë për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor nuk i ka rezistuar tundimit të magjisë së dëborës që i është gëzuar si fëmijë.
Fotot që sjell nga Korça na dhanë të gjithëve energjinë e duhur për një të dielë të bukur.
Nga gjithë fotot që kanë zbardhur Instagramin këto ditë bore, le ta shpallim sfidën të mbyllur: garën e fitojnë të rriturit, që e kanë shijuar borën shumë më shumë se fëmijët.









