Komuniteti i të rinjve të apasionuar pas lojërave onlineështë në rritje. Kjo ka çuar në krijimin e kampionateve të njohura dedikuar këtyre lojërave, ku së fundmi po spikasin lojtarë të zotë, të cilët fitojnë edhe çmime që kapin shifra marramendëse deri në 75.000 euro.
Eventi i radhës është “Gjirafa50 Masters League”, liga më e madhe rajonale në gaming, ku kanë marrë pjesë skuadrat më të mira europiane, finalja e së cilës do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në datat 9 dhe 10 tetor.Edhe në këtë edicion të dytë, Vodafone merr pjesë si partner zyrtar i “Gjirafa50 Masters League”. Vodafone mbështet kampionatet e mëdha të lojërave virtuale, ku shumë të rinj shqiptarë po spikasin dhe i kanë ato si dritare për të promovuar talentet e tyre në gaming. Një nga ekipet më të suksesshme shqiptare, i cili është mbështetur që prej fillimit nga Vodafone, është “Team Blink”, i cili ka konkurruar me sukses në evente ndërkombëtare, duke u radhitur ndër 40 ekipet më të mira në të gjithë botën dhe ka dalë ekip finalist në “Gjirafa50 Masters League”, bashkë me 3 skuadrat të tjera, Ave, Esuba, Trasko.
Vodafone ka shpërndarë, përmes platformës JUTH, 50 bileta për pjesëmarrjen fizikisht në “Gjirafa50 Masters League”, pasi juthistët kanë plotësuar një kuic me pesë pyetje bazuar në kuriozitetet rreth lojërave online. Ata që e kanë plotësuar më shpejt e më saktë testin kanë përfituar bileta për të qenë fizikisht në event. Ndërkohë, juthisti që e ka plotësuar më shpejt e më saktë këtë kuic ka fituar edhe një ekran Alienware.
Por këto nuk janë të vetmet dhurata nga Vodafone dhe JUTH. Gjatë dy ditëve të eventit do të dhurohen edhe dy monitorë të tjerë Alienware, si dhe 4 routers Asus. Nëpërmjet një tjetër testi që juthistët do të plotësojnë gjatë eventit, ditën e dytë të tij, që është edhe finalja, fituesit do të kenë mundësi të bëjnë foto me ekipin e tyre të preferuar, “Team Blink”.
Përveç emocioneve dhe adrenalinës, që vetëm lojërat online mund ta dhurojnë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë edhe performancën e një prej këngëtarëve më të pëlqyer nga të rinjtë, Ledri Vula, si dhe muzikën e Dj. Gamble.
Vodafone, si kompania që ofron rrjetin më cilësor e të shpejtë dhe rrjetin më të mirë për gaming, ka mbështetur edhe turnamente të tjera të lojërave online, në Shqipëri dhe jashtë saj, si Vodafone Home Gaming, Vodafone Game Masters, e-Sports Digital Fest, etj. Sepse Vodafone është kudo ku loja online bëhet e fortë dhe më të fortëtqëndrojnë për të luajtur!/revistawho.com