Kur vjen vapa, vetëm për të gjetur pak fresk jemi gati të bëjmë çdo gjë. Kështu ka bërë ky fëmijë, protagonist i një gjetjeje që po pushton rrjetin. Vogëlushi prejardhja e të cilit nuk dihet, siç shihet nuk ka pasur mundësi të shkojë në plazh dhe është sajuar duke transformuar në pishinë, ballkonin e shtëpisë. Kjo fotografi është publikuar për herë të parë në Twitter e më pas ka marë dhenë duke marrë mijëra pëlqime e shpërndarje. Po përveç gallatës, fotoja e fëmijës që noton në ballkon ka nxitur edhe shumë polemika. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shënuar se kjo është diçka shumë e rrezikshme, e mund të rezultojë fatale pasi nuk mund të llogaritet se sa peshë mund të mbajë ballkoni./ revistawho.com








