• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vranësira, reshje shiu e bore, kështu do të jetë fundjava në Shqipëri

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme falë edhe vlerave të ulëta barike.

Moti sot në Shqipëri parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në relievet e larta malore reshje të dobëta dëbore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 8 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, në zonat malore borë. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C.

E diela do të jetë me mot kryesisht të vranët e me shi dhe mjegull. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 7 deri në 8 °C./revistawho.com