Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vuani sepse keni syze? Nevina Shtylla ka një histori të vjetër bullizmi

11/03/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vuani sepse keni syze? Nevina Shtylla ka një histori të vjetër bullizmi

Jemi në 2021 dhe ndodh që disa njerëz të kenë ende kompleksë nga syzet optike, ose më mirë të themi janë gjithmonë gati të bëjnë një koment të shëmtuar për dikë tjetër që i mban.
Të paktën këtë eksperiëncë ka pasur edhe Nevina Shtylla, e cila ka treguar se ka pasur syze që prej moshës 3-vjeç, e që në atë kohë mundoheshin ta bënin të ndihej keq që kishte një problem me shikimin.
“Ej kur ka dhe Nevina Shtylla syze, ju lutem mos më shani për qorre”, ka shkruar një prej ndjekësve, të cilës ish- missi ka vendosur t’i kthejë përgjigje duke treguar eksperiencën e saj,





“Unë kam qenë 3 vjeç me syze. Aq shumë më kanë sharë qorre sa një periudhë m’u bë si trigger, plaste sherrinë sekondë. Nuk është se më shanin në aspektin estetik, por mundoheshin të më bënin të ndihesha keq që po kisha një problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazën e adoleshencës që nuk doja t’i mbaja fare në asnjë moment dhe i hiqja fshehurazi mos më shihnin prindërit. Me përdorimin masiv të teknologjisë më duket se tani ka më shumë njerëz me syze se pa. Ndaj nuk e përdor më njeri për sharje fjalën ‘qorr’, se janë vetë pjesë e klubit ose është një person i afërt i tyre. Kur e provon në kurriz, tregohesh më i ndjeshëm ndaj të tjerëve. Është e vërtetë që tek vetja në pamje më pëlqen më shumë kur nuk i mbaj syzet, ndaj në shumicën e fotove nuk i kam, por nuk e kam aspak kompleks faktin që janë të domosdoshme për mua. Në përditshmëri i mbaj në çdo moment dhe jam ok me këtë”, ka shkruar Nevina./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
Next Post
Almeda e vogël paska qenë një kukull (jo se e vinim në dyshim)

Almeda e vogël paska qenë një kukull (jo se e vinim në dyshim)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera