Diva e muzikës, Whitney Houston u nda nga jeta në 11 Shkurt të vitit 2012, kur u gjet e vdekur në vaskë pas mbidozës me kokainë. Të paktën kështu u raportua asokohe. Por së fundmi janë ngritur dyshimet se këngëtarja mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon. Për këtë arsye hetimi për vdekjen e Whitney Houston është rihapur dhe trupi i këngëtares do të zhvarroset, në mënyrë që të zbardhet shkaku i vërtetë i ndarjes së saj nga jeta.
“Nick Gordon kishte një motiv dhe mundësi për ta vrarë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për t’u hetuar”-thanë hetuesit.
Ndërsa një burim për revistën Globe tha se Nick ishte i pranishëm në momentin kur Whitney u gjet në vaskë.
Pritet që hetimet të zbulojnë më shumë mbi vdekjen e divës me zërin hyjnor, kënga e të cilës “I will always love you” dëgjohet sot e kësaj dite.








