Beyonce dhe Jay Z sapo janë bërë prindër të dy binjakëve dhe e gjithë vëmendja shkon për Blue Ivy, vajzën e madhe të çiftit. Sipas nënës së Beyonce-s, Tina Knowles ajo është treguar një motër shembullore, ku jo vetëm e ka pritur me padurim lindjen e tyre, por gjithmonë flet me krenari për bebushat e vegjël. Nëse të gjithë mendonim që me ardhjen në jetë të binjakëve, Blue do të ndihej paksa xheloze, gaboheni rëndë. Vajza 5-vjeçare është shembulli tipik se si duhet të mirëpriten pjesëtarët më të rinj të familjes, ku me një “sjellje të denjë” ka treguar që është një zonjushë e vërtetë.