Tek Xhemi dhe Arbana e gjejmë veten të gjitha. A nuk iu ka ndodhur që ta prisni shoqen tuaj 1 orë për t’u bërë gati apo të lini një vend takimi e ta prisni me orë të tëra të vijë? Epo shoqja që vonohet në këtë rast është Arbana dhe Xhemi sa herë takohen i vjen në majë të hundës. Mikeshat sot janë takuar për herë të parë për këtë vit, por e kanë nisur me sherr. Arbana tregon se ato janë zënë pse ajo është vonuar dhe me humor tregon se kjo nuk është arsye për të bërë sherr.
Arbana: Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?
Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.
ArbanaL T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.
A nuk iu thamë që te Xhemi dhe Arbana e gjejmë veten të gjitha?









