Pak ditë më parë Arbana tregoi se Xhemi i bëri një dhuratë për Krishtlindje dhe i kërkoi fanseve ta gjenin për çfarë bëhej fjalë. Ishte ky postim që shkaktoi një lumë lajmesh në rrjet pas komenteve të shumta që shkruanin se Xhemi është shtatzënë.
Por nuk paska qenë kjo dhurata e Xhemit. Arbana tregon sot se Xhemi i bëri një dhuratë komplet tjetër dhe që janë pizhamat.
Dhe ja ku Arbana i dha fund thashethemeve se Xhemi nuk është shtatzënë dhe të gjitha kanë qenë aludime.
Kujtojmë që së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, Xhemi tregoi se nuk ka ndërmend të rikthehet në ekran, por do t’i përkushtohet bashkëshortit dhe dy djemve.









