Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Xhenet lëndohet nga fjalët e Arzus, ajo pëson aksident, ja ç’do ndodhë të hënën

12/10/2018
in Lajme, Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhenet lëndohet nga fjalët e Arzus, ajo pëson aksident, ja ç’do ndodhë të hënën

Xhenet lëndohet shumë nga fjalët e Arzus. Ajo del nga kompania duke qarë. Ndërkohë Selim shkon në tryezën e Xhenetës por nuk e gjen aty. Asistentja i thotë se Xhenet iku e mërzitur. Selim vrapon për të gjetur Xhenetën dhe e takon në rrugë. Ajo i tregon se Arzuja e pushoi nga puna. Selim habitet dhe i thotë se askush nuk mund ta pushojë atë. Xhenet i thotë të shkojë të flasë me Arzun. Ajo largohet por është shumë e hutuar dhe i del para një makine. Selim vrapon drejt saj. Ata shpëtojnë pa dëme nga aksidenti. Melisa shkon tek Arzu dhe i ankohet për Selimin. Arzu i bërtet dhe i thotë të mos llasohet pasi nuk është faji i saj që Selimi nuk ja hedh sytë. Melisa mërzitet. Arzu i kërkon falje për sjelljen e saj dhe e merr me të mira. Arzu dhe Melisa shkojnë të drekojnë në restorant. Arzu i tregon Melisës se e hoqi qafe Xhenetin nga jeta e tyre. Melisa gëzohet. Selim çon Xhenetën në shtëpi dhe i thotë të ketë besim sepse do kthehet sërish në kompani. Pasi Xhenet largohet ai telefonon Arzun dhe i thotë se duhet të flasin. Ajo e fton në restorantin ku ndodhet me Melisën. Selim shkon atje dhe i thotë Arzus se Xhenet është punëtorja e tij dhe ajo nuk mund ta largojë pa dijeninë e tij. Ai i kujton Arzus se edhe ajo ka qenë e varfër. Gjyshi Riza kërkon të merret Xhenet me projektin në Dubai pasi është pëlqyer shumë. Arzu i premton Melisës se nuk do e lejojë Selimin ta kthejë Xhenetën në punë. Selim shkon tek shtëpia e Xhenetit dhe e ndihmon me lyerjen e shtëpisë. Arzu shkon në lagjen e vjetër dhe gjen Selimin, Xhenetin dhe gjyshen duke drekuar së bashku. /revistawho.com






Tags: arzuselimserialxhenet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Melania Trump flet për ngacmimet e Donald Trump: Thashetheme…

Melania Trump flet për ngacmimet e Donald Trump: Thashetheme...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera