Arzu mëson se Melisa i ka mashtruar të gjithë dhe i qëllon në shpullë të bijës. Xhengiz dhe Mahir zihen për shkak të Ozlemit. Arzu mbron Mahirin dhe i thotë Rizait se e ka falur atë. Xhengiz i thotë Selimit se mamaja e Xhenetit nuk pranon të takohet. Selim i jep karficën dhe ndjek Xhengizin për të parë se kujt do t’ja japë. Xhenet i tregon Nilgynit foton e Aliut dhe kërkon sqarim. Nilgyn e çon Xhenetin në varreza dhe i tregon varrin e Selimit. Ajo i thotë se Selimi ka vdekur dhe ajo ka adoptuar Aliun. Nilgyn i tregon që Aliu ka pranuar të adoptohet për t’i shpëtuar jetën Xhenetit. Ajo tregon që Selim ka humbur kujtesën pas një aksidenti. Xhengiz takohet me gruan që shtiret si mamaja e Xhenetit dhe i jep karficën. Më vonë Selim takohet me gruan që shtiret si mamaja e Xhenetit dhe i prezantohet si i dashuri i saj. Ai i lutet asaj ta njohë Xhenetin. Nilgyn i lutet Xhenetit mos t’i tregojë të vërtetën Selimit përndryshe ai mbetet jetim. Xhenet nuk di si të veprojë dhe nuk dëshiron të flasë me Selimin. Gruaja që shtiret si mamaja e Xhenetit takohet me Arzun dhe i jep karficën. Ajo i thotë Arzus se do i tregojë të vërtetën Xhenetit. Xhenet vendos t’i tregojë të vërtetën Selimit. Ajo shkon në kompani dhe tronditet kur përballë i del Arzu me gruan që shtiret si mamaja e saj./revistawho.com