Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Xhensila e BB: Si ia dola të bëhem pronare e resortit 1 mijë metra katrorë në periferi të Tiranës

29/06/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhensila e BB: Si ia dola të bëhem pronare e resortit 1 mijë metra katrorë në periferi të Tiranës

Finalistja e “Big Brother” dhe ish-Miss Universe 2014, pasi i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin biznesmen, i është përkushtuar tashmë biznesit të saj, një club veror i ndërtuar në një sipërfaqe 1 metra katrorë në periferi të Tiranës. Para pak ditësh, Xhensila Pere organizoi festën inaguruese të këtij clubi veror, që mban emrin “Top Hill”. Në mjediset e jashtme me pishinë, ishin të pranishëm personazhe të botës së spektaklit dhe biznesit, si dhe miq të afërt të Xhensilës. Në festën e përurimit nuk mungoi ish-i dashuri i saj, Fatjon Hysenbelliu, i cili këto kohë shihet gjithmonë pranë punës dhe projekteve të Xhensilës. Pak kohë më parë, ajo kishte deklaruar në media se po merrej me një projekt të ri jashtë botës së modës dhe ja ku e ka bërë konkret planin e saj. “Lounge Top Hill”, resorti i ri i bërë njësh me natyrën, do të jetë puna kryesore e Xhensilës gjatë verës së nxehtë.





E pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë superinvestim edhe pse është shumë e re në moshë, Xhensila tregon më shumë në këtë intervistë:

Pak ditë më parë inagurove club-in tënd, që do të funksionojë dhe si resort me pishinë këtë verë. Kush ishin prezentë në festën me këtë rast?


Të pranishëm ishin miqtë e mi pjesërisht, persona publikë dhe njerëz të fushës së biznesit.

Çfarë ka të veçantë ky club, mes shumë të tillëve që ekzistojnë në Tiranë?

Realisht është një ndër pishinat më të mira në Tiranë, e cila gjatë darkës funksionon si Lounge, e ndërtuar në një sipërfaqe 1000 metra katrorë.

Është biznes në emrin tënd, apo e ke ngritur me aksionerë?

Jo, është biznesi im. Ka ca rregulla biznesi, ndaj nuk tregohet kurrë e vërteta. Di të them që është një investim i madh, sepse jam përpjekur të ofroj vendin më të mirë në Tiranë, dhe një Lounge që Tirana nuk e ka. Kam shëtitur shumë në Europë dhe botë, dhe gjithçka kam parë e shijuar, jam munduar ta sjell sipas Xhesit.

Dhe cila është veçantia?

Në radhë të parë, vetë pozicioni gjeografik është i vetmi vend që ka oksigjen, gjë që mungon në Tiranë gjatë verës.Është larg zhurmës dhe smogut. Gjithashtu stafi, që është i kualifikuar dhe ofron shërbimin cilësor, ku përgatiten koktejet më të veçanta në vend.

Sa kohë t’u desh për të ngritur një biznes të tillë?

Gjithçka është bëre nga e para, ndaj jam angazhuar nonstop prej 3 muajsh./ Panorama

Tags: bbpronareresortxhensila
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
SKANDAL NE BERAT/ Gjyqtari i kërkon favore seksuale qytetares: Zogu, mos reflekto mendësi fshatareske

SKANDAL NE BERAT/ Gjyqtari i kërkon favore seksuale qytetares: Zogu, mos reflekto mendësi fshatareske








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera