Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Xherdan Shaqiri hap dyert e shtëpisë dhe deklaron: Me Shqipërinë, e dimë çfarë na pret në Europian

10/01/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A

Xherdan Shaqiri shtyp një kod dhe hapet dera e shtëpisë. Për herë të parë ai ka ftuar gazetarët e të përditshmes zvicerane, Blick, në shtëpinë e tij në rrethinat e Mançesterit në Angli. Në shkrimin kushtuar futbollistit thuhet se ai fiton 9.5 milionë franga bruto në vit dhe kjo është kontrata më e mirë që ka nënshkruar ndonjëherë një sportist zviceran. Në intervistën e gjatë për numrin e fundjavës, Shaqiri flet edhe për shortin me Shqipërinë. I pyetur se përse nuk e donte Shqipërinë në grup, ai thotë: “Do kishte qenë më emocionuese nëse do luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret”. I pyetur se për kë bën tifozllëk familja e tij, ai thotë: “Natyrisht janë me mua. Por do jetë një ndeshje speciale për të gjithë. Por unë distancohem pak nga kjo temë”. I pyetur nëse do luante për Kosovën, nëse ajo pranohet nga FIFA, ai thotë: “Jo, nuk do merrem me këtë. Ndjehem shumë mirë në kombëtaren zvicerane”. Duke komentuar deklaratën e trajnerit të kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, se vetëm Lorik Cana do luante në kombëtaren zvicerane nga lojtarët shqiptarë, Shaqiri thotë: “Nuk e di, nuk është e rëndësishme”. Shaqiri thotë se Shqipëria nuk ia ka kërkuar të luajë për Kombëtaren. “Kur isha me kombëtaren U­18 të Zvicrës, ata nuk më njihnin. Kur isha 18 vjeç, isha pjesë e kombëtares zvicerane. Vetëm atëherë kjo u bë temë diskutimi në Shqipëri”. Më pas Shaqiri ka komentuar edhe emigrimin nga Kosova drejt Zvicrës. “Unë kam lindur në vitin 1991 në Kosovë. Babai im kishte kohë që punonte këtu në Zvicër në ndërtim. Në vitin 1992 arriti të na tërhiqtë të gjithëve. Erdhëm në një shtëpi sharmante, e cila ngrohej akoma me dru. Mbaj mend se kur ishim fëmijë, nëse qëndronim shumë brenda, bëhej shumë nxehtë. Marrëdhënia e ngushtë e familjes sonë është e jashtëzakonshme edhe sot. Kjo është arsyeja pse kam blerë dy banesa pranë njëra­tjetrës, për të qenë bashkë sa më shumë të jetë e mundur”. (Balkanweb)






Tags: Xherdan Shaqiri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Ledionit i ndërpriten dritat, ja çfarë i ndodhi prezantuesit

Ledionit i ndërpriten dritat, ja çfarë i ndodhi prezantuesit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera