Nëse deri tani, fjalia klishe e një miss-i për ta bërë botën një vend më të mirë ka qenë thjesht fjali, Xhesika Berberi do ju tregojë se mund të bëhet realitet.
Ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Amerikë dhe po atje ka nisur një biznes të veçantë që nuk kishte se si mos i dedikohej së bukurës, qetësisë mendore dhe fizike. Jo, jo nuk bëhet fjalë për kozmetikë, as për produkte kujdesi të fytyrës apo trupit, por pije.
Jo alkoolike, por shumë hidratuese dhe me shumë benefite, Xhesika ka hedhur në tregun Amerikan ‘3 loves’, 3 dashuritë e saj.
https://www.instagram.com/p/CVyOFzcPrr2/?utm_medium=copy_link
Me shije pjeshke, qershie të zezë dhe trëndafili, 3Loves i jep ndihmë organizimit dhe lëkurës të shkëlqejë.
Pijet janë në funksion të mirëfunksionimit të trurit, i japin trupit energji, ndihmojnë më mirë se kafeina për zgjimin e organizmit dhe japin hidratim, e bashkë me të një boost energjie pozitive.
https://www.instagram.com/p/CR-UGkBHOo6/?utm_medium=copy_link
Askush nuk kishte arritur t’i mbledhë të gjitha në një pije pa shumë kalori dhe të bukura e të shijshme, por Xhesika me dashurinë e saj ja doli.
https://www.instagram.com/p/CQZJdsqr5Oi/?utm_medium=copy_link
Në këtë projekt krah Xhesika Berberit, qëndron dhe Pavllo Zengo, që po drejton gjithë fushatën e marketingut për pijen që shumë shpejt do t’i marrë zemrën gjithë SHBA-së./revistawho.com
View this post on Instagram