Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Yjet “tërbohen” pas fitores së Trump, ja kush janë ata që reaguan më ashpër

08/11/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Yjet “tërbohen” pas fitores së Trump, ja kush janë ata që reaguan më ashpër

Një numër i madh yjesh të njohur të Hollywood-it kanë kërcënuar se do të largohen nga SHBA për shkak të fitores së Donald Trump ndaj Kamala Harris në zgjedhjet e fundit presidenciale.





Trump u rizgjodh president i SHBA-së, një vendim që duket se ka lënë shumë yje të Hollywood-it të cilët e kanë treguar hapur mbështetjen e tyre për partinë demokrate prej vitesh tashmë.

Madonna është treguar tepër e ashpër duke treguar zemërim të thellë me rizgjedhjen, sipas saj, të një “krimineli dhe përdhunuesi” edhe pse këto akuza të saj janë thjesht aludime.


Ndërkohë, vajza transgjinore e mbështetësit të Trump, Elon Musk, njoftoi se po planifikon të largohet nga SHBA.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe aktorja e filmit “Barbie” America Ferrera, e cila sipas DailyMail, planifikon të largohet nga SHBA në kërkim të një jete më të mirë për fëmijët e saj. Ajo po mendon të nisë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar.

Cher deklaroi për The Guardian se ajo ka patur çështje shëndetësore të lidhura drejtpërdrejt me mandatin e parë të Trump dhe u shpreh se nëse ai do të fitonte sërish, ajo do të largohej përgjithmonë nga SHBA.

Aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, gjithashtu është zotuar të largohet dhe të kthehet në Britani. Në një intervistë në korrik për një podcast, ish-ylli i Disney Raven-Symoné tha për The View se do të largohej nga SHBA nëse një republikan do të fitonte zgjedhjet.

Ylli i pop-it, Billie Eilish, e cila ka mbështetur hapur Kamala Harris gjatë zgjedhjeve, publikoi një deklaratë të shkurtër në Instagram, duke thënë: “Kjo është një luftë kundër grave.”

E pakënaqur me rezultatin ka mbetur edhe këngëtarja Ariana Grande, e cila shprehu një “rëndesë shpirtërore” teksa ishte në Australi për premierën globale të filmit “Wicked”.

Barbara Streisand kishte deklaruar më parë për Stephen Colbert se nuk mund të jetonte në këtë vend nëse Trump do të bëhej president, dhe madje sugjeroi që do të transferohej në Angli.

Sharon Stone ka thënë në korrik se po shqyrton mundësinë për të blerë një shtëpi në Itali nëse Trump do të fitonte zgjedhjet.

Pavarësisht se asnjëherë s’i dihet dhe këto yje vërtetë mund ta lënë së shpejti Amerikën, zërat kritikë nga pala kundërshtare thonë se asnjëri prej atyre që u zotuan të largohen herën e parë që Trump fitoi, nuk e bëri premtimin e tyre realitet, ndaj mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Eneda Tarifa tregon takimin e parë me Gent Laskun: Ishim vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur!

Eneda Tarifa tregon takimin e parë me Gent Laskun: Ishim vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera