Sipas mediave amerikane, YouTube dhe Facebook i kanë shpallur “luftë” videove të ISIS. Dy kolosët e internetit po punojnë për një teknologji që do të jetë të gjendje të eliminojë videot me përmbajtje terroriste si vetëflijimet e xhihadistëve. Google, Facebook e Twitter janë akuzuar së fundmi nga babai i një prej viktimave të atentateve në Paris, që nuk kanë bllokuar shpërndarjen e pamjeve me propagandë terroriste.