Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ZBARDHEN BISEDAT/ Si i ngacmonte gratë në ashensor, shoferi i autobusit nga Tirana

12/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
ZBARDHEN BISEDAT/ Si i ngacmonte gratë në ashensor, shoferi i autobusit nga Tirana

Mund t’i kushtonte burgun, por shpëton me 10 orë punë në shërbim të komunitetit i moshuari që u prangos, pasi ngacmonte seksualisht gratë në ashensorin e pallatit. Bëhet fjalë për shtetasin Sulejman Muça, banues në Tiranë, me profesion shofer autobusi. Ai akuzohet se ka ngacmuar komshien me iniciale E.L. në ashensorin e pallatit, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se kishte ngacmuar seksualisht edhe një grua tjetër. Fillimisht, ndaj tij, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg. Pas ballafaqimit me dy gratë e dëmtuara, i pandehuri ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke shprehur pendesë. Konkretisht, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se më datë 18.12.2015, rreth orës 15:00, në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë, në ashensorin e një pallati, Muça ka ngacmuar seksualisht shtetasen E.L. Ngacmimi konsiston në faktin që Sulejmani e ka kapur nga gjoksi (pjesë intime e trupit) të dëmtuarën. Për këtë fakt ajo i ka treguar bashkëshortit të saj I.L. dhe të dy së bashku kanë shkuar në Komisariatin e Policisë nr.3 për të bërë kallëzim penal për ngacmimin seksual të bërë nga Muça. Sipas bashkëshortit të kallëzueses, Sulejmani kishte ngacmuar edhe shtetasen H.B., pasi sipas tij Muça njihej si person që ngacmon femra. Në pyetje është marrë edhe H.B., e cila ka sqaruar se i ka vdekur burri para disa kohësh dhe se është ngacmuar nga Sulejman Muça, shofer i autobusit të linjës Sharrë – Uzina Dinamo. Ndërkaq, vetë i pandehuri ka deklaruar se ka qenë në ashensor me E.L. Pasi ai e ka pyetur për shtetasen H.B., E-ja i ka thënë se “ju burrat jeni m…” Në këtë moment Sulejmani i ka thënë “edhe unë?” Ndërsa E. i ka thënë “edhe ti m… m… je”. Muça e ka kapur në njërën dorë në pjesën e shpatullës dhe i ka thënë që “mos më ofendo mua, se nuk të kam bërë gjë unë, dhe nëse ke m…, m… ke burrin tënd”, është hapur dera e ashensorit dhe Sulejmani ka ikur ne shtëpine e tij./ Gazeta shqiptare





Shënim i redaksisë: Imazhi i përdorur në lajm është foto ilustruese

 


Tags: shoferi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Next Post
FOTO/ Stine bëhet baba, zbuloni emrin e vajzës së këngëtarit

FOTO/ Stine bëhet baba, zbuloni emrin e vajzës së këngëtarit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera