Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Zbardhet dëshmia e të dashurit të Luanës: “Çfarë do ti me gruan time”

19/07/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbardhet dëshmia e të dashurit të Luanës: “Çfarë do ti me gruan time”

Biznesmeni kosovar, Krenar Çoçaj, ka qenë shpëtimtari i Luana Vjollcës, ditën kur ajo është trembur më shumë nga fansi i saj i zjarrtë, Besmir Lila.
Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte mikeshën e tij gjatë largimit nga ambientet e punës, shkruan “Panorama”. Në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, të cituara në vendimin e Apelit, Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë, kur të bllokuar në trafik tek Unaza e Re, ka parë Besmir Lilën t’i shkojë te xhami i makinës moderatores Vjollca.
Në lidhje me grushtimin e Lilës, Çoçaj ka sqaruar se ka reaguar, pasi është qëlluar prej tij dhe për ta penguar që mos të nxirrte ndonjë armë nga çanta e tij.
DESHMIA E ÇOÇAJT
Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH.
Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar.
Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para.
Në një moment Luana e ka telefonuar duke i thënë “ky psikopati më është ngjitur me makinë nga pas”. Më pas, sipas deklaruesit, ndërsa po afroheshin te mbikalimi, ku kishte trafik, ka parë këtë person, që ka zbritur nga makina e tij dhe është afruar te makina e Luanës.
Deklaruesi pohoi se ka shkuar aty duke i thënë “çfarë don ti me gruan time”, ndërkohë që ky person e ka kërcënuar se do ta vriste dhe tentonte ta fuste dorën në një çantë që kishte në krah. Pas kësaj, sipas deklaruesit, ky person e ka goditur me grusht, gjë të cilën e ka bërë dhe ai, pasi nuk mund ta linte të nxirrte ndonjë armë, ndërkohë që pas kësaj aty ka mbërritur Policia./panorama.al






Tags: krenar cocajluana vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Damiano “habit” me deklaratën e tij të fundit: “Shoqërohem vetëm me …”

Damiano “habit” me deklaratën e tij të fundit: “Shoqërohem vetëm me …”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera