Gazetari i njohur amerikan Larry King ndërroi jetë më 23 janar në moshën 87-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital prej ditësh si pasojë e infektimit nga Covid-19 në dhjetor, por nuk ishte virusi shkaku i vdekjes.
Ai ndërroi jetë nga sepsis (infektim i përgjithshëm i trupit), por ka pësuar edhe humbje të aftësisë së rrugëve të frymëmarrjes, e thënë ndryshe nuk kishte mjaftueshëm oksigjen në gjak dhe veshkat e tij dolën jashtë funksionit.
Të gjitha të dhënat u zbuluan nga ‘People’ të cilët arritën të kenë në dorë certifikatën e tij të vdekjes./revistawho.com








