Prej kohësh po qarkullon lajmi se Elita Rudi dhe Gjiko do të martohen. Një muaj më parë qarkulloi lajmi se 23 gushti do të ishte dita e madhe për dy të dashuruarit, por dy ditë para, dasma u anullua. Për çudinë e të gjithëve lajmet për dasmë janë rikthyer përsëri. Burime pranë çiftit kanë zbuluar për ‘Indeks Online’ se në datë 21 shtator Gjiko dhe Elita do të celebrojnë dashurinë e tyre në Prishtinë.
Kujtojmë se prej kohësh po qarkullojnë fjalë se dy të rinjtë janë në pritje të një fëmije, por asgjë nuk është konfirmuar akoma./revistawho.com