Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet letra/ Fjalët e studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej

06/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbulohet letra/ Fjalët e studentes nga Fieri para se të vetëhelmohej

Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës, duke pirë fostoksinë kishte lënë një letër lamtumire, raporton “Panorama”.





Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në dhomën e konviktit nr.25 ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti, në Tiranë.

Viktima është 20-vjeçarja Ana Doko, nga Fieri. Ende nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin. Para se të konsumonte fostoksinën, 20- vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej.


“Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja, raporton “Panorama”.

Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte: “Amanet mamin dhe babin…”.

Pasi ka shkruar këtë letër, Ana u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.

Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificiale, deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në urgjencën e QSUT-së. Pak minuta pasi është futur në reanimacion dhe i është nënshtruar terapisë intensive, vajza ka ndërruar jetë.

Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte.

Për vdekjen e Anës ka reaguar edhe mësuesja e saj, Donika Begaj, e cila thotë se ajo e familja duhen lënë të qetë. “Ana shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur, duke lënë në mes ëndrrën e saj, diplomimin. U prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, thotë ajo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Pijeni këtë për 7 ditë dhe të gjithë do të kenë zili trupin tuaj

Pijeni këtë për 7 ditë dhe të gjithë do të kenë zili trupin tuaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera