Të dielën më 14 mars do të nisë në ABC spektakli më i ri i humorit “Kosherja”, një projekt i regjisorit Altin Basha. Deri tani është zbuluar se spektaklin do ta moderojnë Bes Kallaku dhe Jona Spahiu ndërsa sot është mësuar edhe një tjetër detaj.
Skenariste e spektaklit do të jetë gazetarja e njohur për publikun Suada Daci. Lajmin e bëri të ditur vetë Suada e ftuar sot në emisionin “E ardhmja është vajzë”, së bashku me mikeshën e saj Fatma Methasanin.
Suadën prej kohësh e dëgjojmë në radion Club FM në emisionin “Makinë me dy timonë”, me Enkel Demin. Ndërsa tani do ta shohim edhe në një pozicion të ri, atë të skenaristes së “Kosherja”.








