Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit është pa dyshim dasma mes dy personazheve shumë të dashur për ne, Getoar dhe Marina. Dyshja ka zgjedhur datën 10 shtator për të celebruar dashurinë e tyre. Sipas prive.al dasma do të ketë një numër të limituar personash, të cilët nuk e kapin shifrën 200. Vendi ku do të zhvillohet është në qendër të Prishtinës, në sallën e hotelit luksoz ‘Swiss Diamond’. Ashtu siç ka bërë të ditur prive.al, për transformimin e ambientit do merret Alketa Vejsiu me kompaninë e saj Class Events që synojnë të sjellin diçka të paparë deri tani.