Ndonëse kanë hasur shumë pikëpyetje nëse fëmijët e tyre duhet të kenë llogari në rrjetet sociale, prindërit VIP nuk i kanë rezistuar dot tundimit të Instagramit.
Dhe ne mos e bëjnë ata vetë, do e hapin të tjerët, si dhjetëra postime të fansave të Ledrit që nxituan të hapnin llogari sapo Poem Blu erdhi në jetë.
Të fundit që kanë hapur një llogari për djalin e tyre janë Gjiko dhe Elita. Ndonëse ka vetëm 24 orë që është hapur Zëri numëron 5000 ndjekës.

Edhe Loredana dhe Mozzik kanë një llogari në emrin e vajzës së tyre, Hana Aliu. Reperi ka treguar se nuk ka qenë dakort me këtë vendim, por dakortësoi me dëshirën e mamasë.

Edhe djemtë e Julka Gramos, Ian dhe Greg kanë një llogari në Instagram ku tregojnë aventurat dhe çdo eksperiment që kryejnë në shtëpi. Mami Julka ndër të tjera e konsideron si një ditar elektronik të rritjes së dy djemve, që më vonë do i kenë të dokumentuara se çfarë kanë bërë kur ishin të vegjël.

Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit po ashtu ka një llogari të cilën e menaxhon vetëm këngëtarja.

Disa janë në pikëpyetje nëse duhet ta ndajnë pamjen e fëmijës së tyre, mes tyre emra si Olta Boka, Klea Huta apo Arbana Osmani. E të tjerë e kanë pranuar tashmë pa asnjë kompleks se jetojmë në botën e Instagramit e rrjeteve sociale./revistawho.com







