Së fundmi Rihanna dhe Asap Rocky u fotografuan teksa xhironin në rrugët e Neë Yorkut të kapur për dore e të buzëqeshur. U mendua se çifti po realizonte ndonjë set fotografik, por sot është mësuar se ata po xhirojnë një videoklip. Dyshja kanë realizuar një këngë bashkë dhe tani po xhirojnë klipin, ku siç shihet nga pamjet që sjell TMZ, ata janë të veshur me ngjyra të ndezura e plot energji.
Ky projekt do të shënojë edhe rikthimin e Rihannës në muzikë, e cila që prej vitit 2016 me albumin “Anti”, u shkëput nga bota e artit dhe iu dedikua biznesit.








