Jaman dhe Seher rikthejnë Zijanë në shtëpi. Ikbal e pret e frikësuar se mos zbulohet e vërteta. Jaman kërkon t’i bëjë disa pyetje të vëllait, gjë që e frikëson edhe më shumë Ikbalin. Jaman kërkon të dijë të vërtetën por Zija duke parë Ikbalin nuk tregon çfarë ka ndodhur ditën e vdekjes së Kevserit. Xhaxha Osmani zhduket papritur dhe Kiraz e shqetësuar njofton Aliun. Jaman dhe Seher mbjellin lule bashkë me Zijanë dhe Jusufin duke kaluar shumë bukur së bashku. Zuhal bëhet xheloze që Seher dhe Jaman janë afruar kaq shumë dhe bën planin e rradhës për t’i ndarë.








