Rita Ndoci na kujtoi sot se një nga figurat më të rëndësishme të humorit ka ditëlindjen. Aktorja Zyliha Miloti, e njohur për batutat e saj, shoqëruar me të folurën shkodrane sot feston ditën e lindjes dhe Rita ka zgjedhur fjalët më të bukura për të.
“Sot ka ditëlindjen zonja e madhe e humorit, Zeliha Miloti. Asnjë titull nuk ka që mund ta vlerësojnë talentin tënd si artiste, aktore e skenës dhe si njeri. Ti mike ke fituar përjetësinë më artin që ke dhuruar për më gjatë se gjysmë shekulli në skenë. Unë pata fatin të jem pranë teje dhe me ty në skenë, duke të pasur edhe kolege edhe mikeshë. Prej zemrës të uroj u bëfsh edhe 100 vjeç. Paç shëndet e gëzime gjithë jetën. Zoti të gëzoftë edhe në çdo moment ashtu sic ke gëzuar e lumtur, e do lumtturosh me miliona zemra njerëzish që të duan e vlerësojnë o artiste e përjetësisë. Të paçim o yll e shpirt i bukur”, ka shkruar Ndoci.

Estrada e Shkodrës në fund të viteve ‘80 ka qenë ndër të paktat gjëra që kënaqnin shpirtin e njerëzve dhe Zyliha Miloti ishte ndër aktoret më të spikatura dhe vazhdoi të performonte më tej gjatë viteve ‘90, derisa shfaqjet e estradave u bënë gjithmonë e më të rralla. Aktorja ka dhuruar edhe shumë role në filma humoristikë.

Nga ana tjetër, Rita Ndoci me gjithe famën e jashtëzakonshme në fund të ’80-ës si këngëtare, sot është tërhequr dhe profilin në rrjetet sociale e ka privat./revistawho.com









