Kur ethet e Big Brother i kanë bërë të gjithë të flasin dhe të shkruajnë për të preferuarin e tyre, edhe Vjollca Bravo, Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht Nën Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka treguar se është fanse e Ilirit.
Me një koment në faqen zyrtare ajo është shprehur se fitoren e meriton balerini.
“Ai qe na ka bere te ndjehemi krenarë ne Italine fqinje, ai djali shqiptar qe nuk e ka harruar per asnje cast Atdheun ku u lind e gjuhen e bukur shipe e qe ruan ate theksin e bukur tirons. Ai qe ka bere nje loje perfekte duke treguar qe eshte nje strateg e per 4.5 muaj nuk e ngriti nje here zerin, por gjente argument per cdo situate. Ky eshte Kampioni, Ilir Shaqiri”, ka shkruar Vjollca.

Ajo i bashkohet kështu shumë personazheve publikë që kanë zbuluar se janë fansa të Ilirit./revistawho.com








