Vera është stina më e nxehtë e vitit, njëkohësisht dhe më e pëlqyera, pasi të gjithë marrin pushimet. Mirëpo si çdo gjë e bukur, edhe vera ka vështirēsitë e saj. ‘NITK’ ju zbulon pesë këshillat që duhet të zbatoni për të mos hasur probleme gjatë këtyre ditëve të nxehta.
- Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.
- Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.
- Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.
- Pini rregullisht ujë dhe në sasi të mjaftueshme, të paktën 2 litra në ditë.
- Evitoni përdorimin e produkteve kozmetike sepse mund t’ju shkaktojnë alergji./revistawho.com