Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht të martuar. Dhe këtë herë me të vërtetë! Ylli i Kardashians dhe rrokeri u fotografuan me një makinë klasike të zezë, e cila kishte një tabelë që shkruante “Të sapomartuar”. Në fotot e publikuara shihet Kourtney me një vello të bardhë dhe e veshur me të bardha, por jo si një nuse tradicionale. Travis ndërkohë shihet me kostum klasik të zi dhe syze.
Kujtojmë që çifti mbajti dhe një dasmë tjetër pak kohë më parë në Las Vegas, por nuk ishte e vërtetë, pasi nuk kishin certifikatë për ta bërë ligjërisht këtë veprim. Ndërsa tani gjërat janë zyrtare dhe Kourtney e Travis janë tashmë burrë dhe grua.