Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër!

23/06/2025
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
10 perla të fshehura në Evropë që duhet t’i vizitosh patjetër!

San Sebastian, Spanjë


Ndërsa turistët vërshojnë çdo verë drejt destinacioneve të zakonshme si Parisi, Roma apo Barcelona, nëpër Evropë fshehen vende po aq të bukura, por shumë më pak të mbipopulluara. Një studim i fundit nga agjencia londineze CV Villas ka zbuluar vendet më të nënvlerësuara, por me luks dhe bukuri autentike, ideale për pushime verore pa turma.





Në krye të kësaj liste qëndron Umbria, një rajon i fshehur në qendër të Italisë, mes Toskanës dhe Lazios. I quajtur shpesh “zemra e gjelbër e Italisë”, Umbria është konsideruar prej kohësh si “Toskana e re”, por pa zhurmën e turistëve.

“Umbria ka ruajtur sharmin e saj rustik dhe është perfekte për ata që kërkojnë një copë të ‘la dolce vita’ pa turma,” tha CV Villas në një deklaratë për Travel + Leisure.

Me qytete mesjetare si Assisi, Spello dhe Montefalco, ku rrugicat prej guri dhe arkitektura romake të çojnë pas në kohë, Umbria ofron një përvojë autentike italiane – përfshirë edhe kuzhinën e saj të pasur dhe të shijshme.


Por lista nuk ndalet këtu. Këtu janë 10 destinacionet më të nënvlerësuara në Evropë sipas studimit, që mund të jenë surpriza e radhës në udhëtimet e tua:

Lista e plotë e vendeve më të nënvlerësuara:

  1. Umbria, Itali – një parajsë mesjetare në hijen e Toskanës
  2. Biarritz, Francë – qytet i surf-it dhe plazheve në bregun Bask
  3. Paphos, Qipro – vendlindja mitike e Afërditës me histori dhe det të kristaltë
  4. Bretanja, Francë – bregdet i egër, kështjella dhe kuzhinë detare
  5. Emilia-Romagna, Itali – djepi i kuzhinës italiane (Parma, Bolonja, Modena)
  6. Paros, Greqi – ishull cikladik me plazhe të qeta dhe fshatra të bardhë
  7. San Sebastian, Spanjë – qytet gourmet me plazhe elegante
  8. Antibes, Francë – qytet bregdetar midis Nisit dhe Kanës
  9. St. Ives, Mbretëria e Bashkuar – një qytet bregdetar i artit në Cornwall
  10. Taormina, Itali – perlë mesdhetare në majë të shkëmbit në Siçili

Po planifikon një udhëtim këtë verë? Mos ndiq vetëm itineraret klasike. Shpesh, bukuritë më të mëdha fshihen atje ku nuk i pret!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
Next Post
Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni, por s’e humb aspak humorin

Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni, por s’e humb aspak humorin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera