Një shqiptar i kërkuar prej dy vitesh për trafik droge është arrestuar sot nga policia italiane. Bëhet fjalë për Fatbardh Demaj, 38 vjeç, i cili rezulton i dënuar që prej korrikut të vitit 2014. Demaj iu arratis policisë ndërsa ndodhej në arrest shtëpie në dhjetor të vitit 2013. Ai bëri një “gabim” pasi vendndodhja e tij u zbulua nga policia pasi, 38vjeçari kishte rezervuar në një hotel në Altopascio, në Firence, shkruan “Panorama”. Policia vu në dijeni nga sistemi i alarmit për njerëzit që kanë probleme me drejtësinë dhe që bëjnë rezervime në hotele. Menjëherë pas kësaj, policia shkoi në hotelin në fjalë dhe arrestoi shqiptarin e kërkuar që tashmë do të duhet të kryejë një dënim prej shtatë vite e një muaj burg.