Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Manjola Nallbani: Nëse do të mund t’ia nisja nga e para, do të shkoja në…

12/02/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA / Manjola Nallbani: Nëse do të mund t’ia nisja nga e para, do të shkoja në…

Manjola Nallbani, artistja e dashur e skenës shqiptare është rrëfyer së fundmi në një intervistë për Revista Vip Albania, të cilën ne po e sjellim si më poshtë vijon…





Fotot: Geljant Kaleci / Hair & Make Up: Gresa Kotri / Vendndodhja: Diplomat 2

Nëse ka një rast kur shprehja “Askush nuk është i pazëvendësueshëm” bie poshtë, është pikërisht ky. Manjola Nallbani është një yll i pazëvendësueshëm i muzikës dhe skenës shqiptare. Në nisje të “Festivalit të Këngës” sivjet në RTSH, u shfaqën momentet më të bukura ndër vite e sigurisht që një vend të rëndësishëm e zinte Manjola. Këto imazhe na sollën në kujtesë jo vetëm këngët e saj të bukura por na treguan gjithashtu se për Manjolën koha duket se nuk ka kaluar. Ajo është njësoj e bukur e po ashtu në një formë të shkëlqyer fizike edhe sot. Prej vitesh qëndron në piedestalin e saj prej artisteje të vërtetë e në këtë intervistë na tregon pikërisht sekretin, se një artist quhet i tillë kur përveçse në pamje investon edhe në personalitet.


Manjola si ka qenë 2016-ta për ju?

Do të thoja një vit përgjithësisht i mbarë si në planin personal, ashtu edhe në atë profesional. Perveç aktiviteteve të zakonshme brenda dhe jashtë vendit, koncertet më të spikatura kanë qenë ai në Paris në sallën La Défense në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gjithashtu edhe Java e Kulturës Ballkanike që mbahet çdo vit në Greqi, ku unë me një koncert recital përfaqësova Shqipërinë.

Vjet përmbyllët vitin me një album voluminoz dhe shumë të suksesshëm… Po për një recital keni menduar?

Albumi ishte natyrisht një punë për të cilën mua m‘u desh të angazhohesha gjatë dhe të punoja me shumë kompozitorë, poetë, orkestrues, për të sjellë te publiku im jo vetëm këngët e mia më të mira në vite, por edhe disa krijime të reja, të përmbledhura në dy CD me 21 këngë, ku e para është me muzikë të lehtë dhe e dyta me muzikë popullore. Natyrisht që pas albumit, do doja shumë të realizoja një recital, për më tepër që fusha ime e interpretimit është e gjerë dhe kam shumë ide se me çfarë repertori mund ta bëj një koncert. Për fat të keq ka shumë gjëra në profesionin tonë që nuk funksionojnë si në të gjithë botën. Artistëve u duhet të merren me pjesën e menaxhimit dhe çdo detaj tjetër me apo pa rëndësi, aq sa e fundit mbetet pjesa artistike dhe kjo na bën të hezitojmë, megjithatë shpresoj shumë që të realizoj një recital.

Cila është lutja me të cilën flini çdo natë?

Së pari falenderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë dhe të ruajë e ndihmojë njerëzit e mi më të shtrenjtë.

Udhëtoni shpesh dhe keni parë shumë. Cili është vendi që do të dëshironit të jetonit?

Në fakt për shkak të profesionit tim, që nga mosha 19-vjeçare dhe deri më sot kam udhëtuar dhe parë pothuajse gjithë Europën, shumë vende të Amerikës dhe deri në Australi. Nuk di për çfarë arsyeje, por kur kam shkuar në Los Angeles m‘u duk sikur i përkisja atij vendi dhe nëse do isha në atë fazë të jetës ku mund t’ia nisësh nga fillimi besoj se do e kisha nisur nga aty për shkak të energjisë që transmeton ai vend, artit, klimës. Por ajo që më ka bërë më tepër përshtypje jo vetëm në Los Angeles, por kudo në Amerikë, është natyra shumë miqësore, pa paragjykime dhe pozitive e amerikanëve në përgjithësi.

Sa e dhënë jeni pas vetes, imazhit, veshjes?

Unë që në fëmijëri e deri më sot kam qenë dhe do të jem gjithmonë shumë e dhënë pas së bukurës, jo thjesht te vetja por tek çdo gjë që më rrethon dhe që unë e kam në dorë ta kuroj. Besoj se nëse nuk investon tek vetja, kjo transmetohet dhe te tjerët dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për pamjen e jashtme. Unë besoj se një artiste për të lënë gjurmë në skenë dhe jashtë saj te njerëzit, duhet të ketë mbi të gjitha personalitet dhe ky nuk krijohet thjesht duke kënduar apo duke u veshur bukur. Përsa i përket veshjes dhe imazhit, besoj se tani e di se çfarë është më e mira për mua. Është nje shprehje shumë e bukur: “Rinia është dhuratë e natyrës, mosha është vepër arti”, sepse me kalimin e viteve, duke u mençuruar kupton çfarë është më e mira për veten në të gjitha drejtimet.

Mendoheni shumë në mëngjes për veshjen e ditës?

Në verë e kam shumë më të thjeshtë. Në dimër e kam më të veshtirë për të gjetur veshje që të jenë dhe komfort dhe të bukura, për të mos rënë në rutinën e të zezës çdo ditë.

Si shkon puna në Universitetin e Arteve?

Është një punë që e dua, e kam me shumë pasion dhe besoj është më e mira që unë mund të bëja pas gjithë këtyre viteve në skenë, që të jap eksperiencën time tek brezi ri. Edhe unë marr nga mirënjohja dhe energjia e tyre.

Si janë sot brezat e studentëve?

Nuk besoj që njerëzit gjykohen me breza, secili është një botë më vete. Ka studente që janë shumë të dedikuar dhe të apasionuar ndaj profesionit, ashtu si ka edhe të tjerë që për shkak të talentit modest ose perspektivës jo të qartë nuk kanë motivimin e duhur. / Revista Vip Albania

Tags: Manjola Nallbani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Grimieri nga Zvicra reagon pas sherrit Noizy-Enca: Këngëtarja mban maskë  

Grimieri nga Zvicra reagon pas sherrit Noizy-Enca: Këngëtarja mban maskë  








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera