Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë përvjetor, Paris Hilton vendosi ta festojë me miqtë. Ajo kishte organizuar një festë, momentet gjatë të cilës i postoi në Snapchat, por ajo që vihet re është prania e një djali simpatik me të cilin Paris shkëmben puthje. Këngëtarja dhe aktorja kishte veshur një fustan të qendisur me një peliçe. Paris dhe miqtë e saj festuan në Manhattan./revistawho.com