“RevistaWho.Com” ishte këtë javë në një tjetër event VIP. Agjencia “Ami Event” festoi 10-vjetorin e krijimit dhe në festën e organizuar morën pjesë mbi 500 të ftuar… Personazhe të famshëm të ekranit shpalosën në fotot përpara murit të famës gjithë fantazinë e tyre në kombinime dhe modele nga më të larmishmet. Disa bënë modë, të tjerë çaluan në këtë pikë, ama të gjithë gëzuan bashkë me themeluesit e “Ami Event”, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi historinë e tyre 10-vjeçare, që është e mbushur me suksese e sfida të vështira, me dasma e evente të llojllojshme, duke ndërtuar kështu një kompani të famshme në organizimin e eventeve. Më poshtë sjellim fotot nga festa. / revistawho.com