Gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve të mitur përndiqej vazhdimisht nga Fadil Kasemi, edhe pas divorcit të tyre.
Madje kjo e fundit kishte pasur një parandjenjë të keqe pak ditë më parë dhe kishte komunikuar me një kolegen e saj. BalkanWeb raporton, se 39-vjeçarja i kishte rrëfyer koleges se ndjehej e rrezikuar.
“Ndjehem e kërcënuar, ai do më vrasë, e ndjej”,- mësohet të ketë thënë gjyqtarja.
Shkak për dhunën e ushtruar ndaj saj në të kaluarën ka qenë xhelozia, ndërsa së fundmi e ka përndjekur për tu bashkuar, por ka hasur në rezistencën e kësaj të fundit./BalkanWeb