Data 10 shtator po afron! Ndërkohë që pak e nga pak detajet e dasmës po dalin në dritë, Marina udhëtoi drejt Italisë ku u takua me Alketa Vejsiun. Dy biondet bukuroshe të ekranit janë atje për fustanin e mrekullueshëm që Marina do të veshë. Alketa ka postuar një foto në “Instagram” ku më tej shkruan:“Një fustan përrallor është dizenjuar dhe po prodhohet në atelier”. Me shumë gjasa është i moderatores simpatike e cila ka udhëtuar drejt Italisë për të finalizuar përgatitjet e fundit. Mëndafshi është copa e zgjedhur dhe me këtë që po na shohin sytë, Marina Vjollca do të jetë një nuse përrallore./revistawho.com