Pasi u publikuan dje disa nga detajet më të rëndësishme të dasmës mbretërore të princ Harry dhe Meghan Markle, nuk ka vonuar shumë dhe doli në dritë diçka tjetër.
Burime për ‘Us Weekly’ kanë zbuluar se Princ Harry i ka bërë personalisht një ftesë Ed Sheeran për të kënduar në dasmën e vitit. Nëse do pranohet apo jo kjo ftesë nga këngëtari i hitit “Shape of you” ende nuk dihet, por shanset janë të mëdha.
Vet Ed Sheeran i pyetur më parë rreth një mundësie të tillë është shprehur i hapur ndaj një ftese./revistawho.com