Eglein Laknori që në fillimet e tij ka spikatur me batutat e humorit dhe ka arritur të fitojë zemrat e publikut. Shpeshherë Egi zgjedh të jap mesazhe të ndryshme apo të ironizojë një situatë përmes asaj që di të bëjë më mirë. Ditën e sotme ai ka postuar një fotografi në ‘Instagram’ ku shihet me një libër të madh në dorë, i cili lexon “Na ishte njëherë”. Këtë fotografi Egi ka zgjedhur ta shoqërojë me një shkrim shumë sarkastik dhe goditës, dedikuar gjithë prindërve: “Lexojini fëmijëve përralla dhe mos i lejoni që t’i dalë gjak nga hundët duke u marrë me celularët. Zoti është i mirë”.

Duke qenë se në ditët e sotme shohim që pjesa më e madhe e fëmijëve janë të përqendruar përpara ekranit të telefonit, kjo është një nga këshillat më të mira për të gjithë prindërit. /revistawho.com








