Aktorin Mahesh Thakur publiku shqiptar po e njeh për herë të parë me një rol negativ, në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Por rolet e tij të mëparshme kanë qenë të gjitha role pozitive dhe për këtë arsye aktori është shprehur se është faji i regjisorëve që nuk eksperimentojnë. “Të jesh aktor do të thotë të luash çdo rol, por kur të caktohet gjithmonë vetëm një rol, pasioni bie poshtë. Regjisorët duhet të eksperimentojnë më shumë. Ata më vlerësojnë si aktor, por nuk eksperimentojnë me role të ndryshme. Ne bëjmë vetëm role themelore që çdokush mund t’i bëjë. Skenaristët duhet të dalin nga zona e tyre e komfortit dhe të shkruajnë diçka më me kuptim për rolet tona”- është shprehur aktori Mahesh Thakur./revistawho.com