‘Brand Finance’, revista ekonomike që është marrë me parashikimet ekonomike para dasmës, tregon se familja mbretërore do të fitojë 1.2 miliardë sterlina këtë vit. Revista ka analizuar çdo element të dasmës duke nisur nga kori i orkestrës dhe deri tek përfaqësuesit e kishës së së Shën Xhorxhit. Të gjithë së bashku kanë arritur ti japin Britanisë së Madhe këtë shumë parash, i cili është më i lartë se ai i dasmës se Katte dhe William në vitin 2011-të. “Brand Financ”, ka treguar se arsyeja e kësaj është pasi Meghan dhe Harry u martuan në ditë pushimi dhe ekonomia nuk humbi asnjë fitim. Ndërsa për dasmë e Princi William dhe Katte britanikët bënë ditë pushimi ekstra. /revistawho.com