Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ngjit shkallët e suksesit me hapa galopante. Ajo njihet si një nga këngëtaret më trendy të momentit. Stili i veçantë në veshje dhe look gjithmonë ka qenë frymëzim për vajzat e reja. Por Dua paska një sozi të cilën deri tani nuk e kishim vënë re. Bëhet fjalë për Brittany Xavier, e cila është një blogere mode dhe udhëtimi, gjithashtu nënë e një vajze.
Profili i saj në ‘Instagram’ ka më shumë se 1 milion ndjekës. Ndoshta është stili i përbashkët dhe modeli i flokëve, por kur pamë këto foto të Brittany u dyzuam për ta dalluar nga Dua Lipa./revistawho.com