Këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ disa video të para 10 viteve kur këndonte në edicionin e 2-të të ‘Këngët e shekullit’.
Ndër këngëtaret që e kanë shoqëruar në atë rrugëtim janë edhe Eranda Libohova dhe Samanta Karavella.
Përveç potencialit vokal të padiskutueshëm tek këngëtaret në fjalë, bie në sy edhe pamja e tyre. Në moshë më të vogël dhe me stilin e një kohe krejt tjetër ato duken larg imazhit që tashmë kanë ndërtuar për veten, por gjithsesi shumë të bukura dhe në formë./revistawho.com