Nëse dhimbjet e këmbëve ju bëjnë të qëndroni zgjuar gjatë gjithë natës, ky artikull është për ju. Këto dhimbje janë të njohura si dhimbje këmbe gjatë natës, sepse ndodhin vetëm natën. Dhimbjet e muskujve ndodhin zakonisht në pjesën e pulpës së këmbës dhe në shputë, por herë pas here mund të prek edhe kofshën. Këto dhimbje mund të zgjasin për disa minuta ose gjatë gjithë natës. Këtu do të gjeni disa arsye që lidhen me dhimbjet e këmbës.
Ndërrimi i sezoneve – Dhimbjet e këmbëve janë më të zakonshme gjatë verës, se sa në dimër. Këto dhimbje muskulore shkaktohen nga çështjet nervore, jo nga çrregullime të muskujve. Rritja dhe riparimi i nervave mund të jetë më aktiv në verë për shkak të niveleve më të larta të vitaminës D. Kur niveli i Vitaminës D tuaj rritet, trupi juaj mund të angazhohet në riparimin natyral “të përshpejtuar”, që mund të shkaktojë këto dhimbje.
Dehidratimi- Kjo ndodh sepse dehidratimi mund të shkaktojë pabarazi të elektroliteve në gjak, duke rezultuar në dhimbje. Pra, herën tjetër nëse dhimbja juaj e këmbës u zgjon natën duhet të pish ujë.
Mungesë të vlerave ushqyese – Sigurohuni që të merrni kalcium, magnez dhe kalium.
Kushtet e shëndetit – Sëmundje të ndryshme si artriti, diabeti, hipertensioni mund të shkaktojnë dhimbje. /revistawho.com