Nëse mendoni se dietat dhe të jetuarit shëndetshëm u ndihmojnë për të jetuar gjatë, duhet të mendoheni dy herë. Duket se dhe produkte që thuhet se nuk janë shumë të shëndetshëm shërbejnë për jetëgjatësinë. Së fundmi është zbuluar se çokollatat dhe vera janë dy produkte të jashtëzakonshme. Ky studim pohon se konsumimi i rregullt i pijeve, por në mënyrë të moderuar, duke e shoqëruar me një dietë të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar me 30%. Në studim u përfshin 68.000 persona të moshës 45-63 vjeç. Ushqimet si çokollata, pijet si vera, çaji, kafja janë të pasur me anti-oksidantë që rrisin imunitetin e trupit dhe kanë shumë përfitime shëndetësore. Çokollatat kur konsumohen të moderuara, 100 gramë në ditë, mund të përmirësojnë enzimat e mëlçisë dhe kanë një efekt pozitiv në shëndet. Kështu herën tjetër nëse person u ofron çokollatë ose verë, mos hezitoni t’i konsumoni, pasi janë në të mirë të shëndetit tuaj. /revistawho.com