Emra të njohur shqiptarë kanë prekur skenat e mëdha jashtë vendit tonë. Ndër këta emra është edhe Igli Mezini, i cili prej kohësh tashmë e ka ndërtuar karrierën jashtë Shqipërisë. Balerini i ri në moshë, por me një karrierë goxha të pasur artistike ndodhet këtë herë në Bogota, Kolumbi për të performuar me trupën prestigjioze të koreografit të njohur me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj.
“Teatro Mayor Bogotà do te jete shtëpia ime për 2 performancat e radhës”,- shkruan Igli në profilin e tij ‘Instagram’. Mjafton të hedhësh një sy në profilin e tij personal për të parë se larmia e lokacioneve dhe teatrove botërore ku Igli performon ndryshon çdo javë. Pavarësisht largësisë nga vendlindja, Mezini kudo ku shkel pranon me krenari origjinën e tij./revistawho.com