Moderatorja e njohur Orinda Huta, shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe jeta jashtë ekranit. Edhe sot, bukuroshja e ekranit ka zgjedhur të ndajë pak momente nga mbrëmja në ambientet e shtëpisë. Më herët ajo ka treguar se i pëlqen shumë gështenjat dhe kjo stinë ofron shumë të tilla. Për t’i shijuar maksimalisht ajo ka zgjedhur të pjekë disa në shtëpi, por siç duket nga foto kuzhina është mbuluar nga tymi.
“Kur i vë flakën shtëpisë për gështenja”,-ka shkruar moderatorja në foton e publikuar. Me siguri edhe juve e keni provuar çdo të thotë të fiksohesh pas një ushqimi aq shumë sa të bësh rrëmujë në shtëpi./revistawho.com