Demet Ozdemir dhe aktori me origjinë shqiptare Can Yaman njihen si protagonistët e serialit ‘Erkenci Kus’, një nga më të rinjtë që po transmetohet në Turqi.
Prej kohësh ata janë vënë në shënjestër të medias për një lidhje romantike mes tyre, por deri tani çdo gjë është mohuar nga të dy aktorët. Mbrëmjen që lamë pas, Demet dhe Can janë fotografuar duke dalë nga një festë ditëlindjeje së bashku.
Si fillim janë surprizuar shumë që kanë parë fotografët, por nuk kanë reaguar ashpër ndaj pyetjeve të përsëritura. Nga burime brenda festës në mediat turke është bërë e ditur se dy të rinjtë janë parë teksa kërcejnë bashkë dhe përkëdhelen.
Ndërsa kur dolën nga festa u përpoqën të largojnë dyshimet e gazetarëve me largimin në taksi të ndryshme.
Më vonë është zbuluar se pasi ecën pak metra, Demet dhe Can janë bashkuar sërish në të njëjtën taksi./revistawho.com